I pëlqen të bëjë pazar

  • 26 June 2017 - 08:42
I pëlqen të bëjë pazar

Jennifer Lopez duket bukur, pa shpenzuar milionat, trasmeton gazeta Kosova Sot

Jennifer Lopez është një ikonë e stilit, e cila kudo që shfaqet me dukjen e saj lë gjurmë. Përderisa ylli nga “Shades of Blue” ka fuqinë që të duket thuajse po shfaqet në pistë, ajo nuk ka nevojë për veshje të shtrenjta dhe luks për t’u dukur elegante. Shpeshherë ajo ofron veshje jo të shtrenjta dukjes së saj. Në paraqitjen e saj të fundit, bukuroshja që vjen nga Amerika latine, që ka shumë talente, përfshirë këngëtare, aktore, valltare, e së fundmi ka edhe shfaqjen e saj, u pa bashkë me të dashurin e sal, Alex Rodriguez, veshur me një bluzë të zezë me barkun e ekspozuar, e mbathur kishte po ashtu një palë sandale me rripa dhe ngjyrë të zezë. Një palë pantallona të bardhë dhe një çantë po ashtu e bardhë kishin kompletuar dukjen. Flokun e kishte lidhur derisa sytë i kishte mbuluar me një palë syze dielli.

(Kosova Sot)