“Me ty sa të kem frymë”! Luana nuk ka fansa por ithtarë, shikoni çfarë i shkruajnë…(Foto)

  • 26 June 2017 - 11:04
“Me ty sa të kem frymë”! Luana nuk ka fansa por ithtarë, shikoni çfarë i shkruajnë…(Foto)

Ka gjetur pak kohë të lirë e është ulur të lexojë mesazhet e shumta të fansave prezantuesja e “Top Channel”. Seksi Luana Vjollca duhet të ketë me qindra njerëz që i shkruajnë, pasi siç shënon nuk ka arritur dot t’i lexojë të gjitha. Shihet qartë se Luana ndryshe nga shumë personazhe të tjerë famozë nuk ka thjeshtë ndjekës apo fansa, por adhurues në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Djem dhe vajza që shfaqin një dashuri të habitshme… “Të adhuroj në çdo aspekt”, “E meriton të të përkrah deri në vdekje. Faleminderit që ekziston”, “Prindërit e tu janë heronj që të kanë lindur”, “Je inspirim për mua e për të gjithë”, janë vetëm disa prej mesazheve të shumtë.

 

(Kosova Sot)
(Kosova Sot)