Një romancë e re për Brad Pitt?

  • 26 June 2017 - 15:50
Një romancë e re për Brad Pitt?

Brad Pitt mesa duket ka hedhur pas krahëve martesën disavjeçare me Angelina Jolie, pasi për të po nis një romancë e re. Brad është parë të shoqërohet me një nga modelet më të njohura australiane, Elle Macpherson. Gjithashtu dhe Elle i dha fund martesës së saj para pak kohësh me bilionerin, Jeffrey Soffer. Takimi i tyre nuk ju ka shpëtuar dhe syrit të paparacëve, ku dyshja e njohur po mundohej të shmangej vazhdimisht. Sipas burimeve ata ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po mundohen t’i japin jetës së tyre një kthesë ndryshe. Një romance e re për Pitt apo thjesht një shoqëri e mirë në kohë të vështira? Mbetet për t’u parë!

(Kosova Sot)