Është bërë tebdil

  • 27 June 2017 - 08:24
Është bërë tebdil

Margot Robbie me paruke dhe syze kënaqet në festival, pa e kuptuar të tjerët se kush ishte. Ajo ka çoroditur veten e saj me një paruke vjollcë dhe një palë syze dielli neoni derisa po kënaqej me miqtë e vet në Glastonbëri, trasmeton gazeta Kosova Sot

Dhe kështu, Margot Robbie ishte bërë "tebdil" dhe vështirë për t'u njohur nga dikush, derisa kishte marrë pjesë edhe në një tjetër ditë të festivalit veror në Somerset. Aktorja 26 vjeçe nga Australia, e cila zakonisht ekspozon flokun e saj të verdhë, derisa kësaj radhe ishte përcaktuar për paruke, për t'i mashtruar pjesëmarrësit se është një nga aktoret e dorës së parë. Margot ishte në Glastonbëri për t'u kënaqur me muzikën dhe për t'u kënaqur me miqtë e saj, e kështu i kishte mbajtur larg adhuruesit që sa herë e takojnë i ngjiten nga pas.

(Kosova Sot)