Trotuar apo pistë?

  • 28 June 2017 - 22:53
Trotuar apo pistë?

Ajo është një yll në ngritje në rrethin e modës dhe në "Instagram". Edhe pse kishte një ditë të lirë, modelja Kara Del Toro, 25-vjeçare, di të vjedhë vëmendjen, derisa u pa në Beverlli Hills, veshur në mënyrë modeste, por se prapë ia kishte dalë ta ekspozonte linjën e saj trupore. Bukuroshja e lindur në Teksas kishte ekspozuar fort gjoksin e saj, veshur me një bluzë të hapur me ngjyrë të zezë. Kara kishte tërhequr vëmendje edhe më shumë me skajet e zbukuruara në bluzën e saj. Bluzën e saj nga sipër e kishte kombinuar me një palë xhinse të holla e të ngjitura për trupi, që ia kishin vizatuar këmbët. Një palë taka të larta, sandale me rripa, u kishin shtuar edhe më shumë formë linjave, derisa për aksesorë Kara kishte disa qafore.

(Kosova Sot)