Alarmi i kuq

  • 17 July 2017 - 17:44
Alarmi i kuq

Charlize Theron i ka dhënë vulë stilit të saj për modën në Hollivud, kur të shtunën ka arritur për një gosti në Berlin. Aktorja e bukur 41 vjeçe është duke promovuar filmin "Atomic Blonde" me secilën milimetër të saj dukej vërtet një bombë atomike, veshur me një fustan me ngjyrë të kuqe, duke theksuar këmbët e saj që dukej se nuk kishin fund, shkruan gazeta Kosova Sot. Charlize fustanin e kuq e kishte kombinuar me një bluzë të kuqe derisa ishte përgatitur për t'u takuar me gazetarët e shumtë për t'iu përgjigjur pyetjeve për filmin që po vjen. Pak kishte theksuar edhe sytjenat e zeza derisa për aksesorë kishte një qafore të artë.

(Kosova Sot)