Sa me sa?

  • 17 July 2017 - 17:51
Sa me sa?

Ajo njihet për faktin se është seks-simbol, shpeshherë duke theksuar fizikun e saj të hollë dhe dekoltenë impresive në fotot e postuara nëpër rrjetet shoqërore. Duke e vazhduar këtë trend Emily Ratajkowski, 26 vjeçe, edhe kësaj radhe postoi foto tipike që i shkojnë asaj, kur kishte marrë pjesë në "Adidas and The Manchester United Squad", duke prezantuar "Unmissable" te "DREAM Hollywood" në Kaliforni. Me këtë rast, modelja kishte vendosur të dilte pa sytjena, duke zbuluar shumë nga trupi i saj në një korsetë, derisa kishte pozuar për disa foto me disa nga futbollistët e "Manchester United", si Ander Herrera dhe David de Gea, të cilët dukeshin shumë të lumtur që kishin një bukuroshe afër. Ylli nga "Gone Girl" ijët e saj i kishte rehatuar në një palë pantallona të gjerë.

(Kosova Sot)