Neki Emra dhe Butrint Imeri me modele të njëjtë në klipe (Video)

  • 23 July 2017 - 16:43
Neki Emra dhe Butrint Imeri me modele të njëjtë në klipe (Video)

Neki Emra ka qenë mysafirë i emisionit “Summer 1 Kafe me Labin” të KTV-së.

Këngëtari ka folur rreth jetës private dhe karrierës muzikore duke zbardhur edhe synimet.

Në një moment, Emra ka treguar një detaj të këngës së fundit “Po t’du”, ku zbuloi se “femrën” që është në videoklip, është e njëjta si tek një klip i këngëtarit Butrint Imeri.

“Ishte rastësi. Nuk e kemi ditur, as unë dhe as Butrinti që në videoklip e kemi të njëjtën modele. Secili këngëtar kërkon modelet të cilat nuk janë parë tek ne. Mbetet ta pyesim modelen se te cili ka kaluar më mirë”, pohoi Emra.

Ai më tutje tha se videoja e këngës është xhiruar në një ishull të Malit të Zi. 

 

(Kosova Sot)