Flirti me lule (Foto)

  • 24 July 2017 - 08:31
Flirti me lule (Foto)

Eva Longoria bashkë me bashkëshortin në ngjarjen e Spanjës. Koha e saj është përplot me shëtitje plazhi dhe ngjarje të bukura, si kjo e fundit kur u shfaq në Majorka të Spanjës. Kështu, bukuroshja Eva Longoria nuk ka mundur të rezistojë e të mos i bashkangjitet ndejës, derisa plot stil ishte shfaqur për mbrëmjen "Global Gift Gala", që ishte mbajtur në Palma de Majorka, Spanjë. Aktorja e bukur 42- vjeçare, i ishte bashkuar bashkëshortit të saj José Antonio Bastón, derisa dukej e mahnitshme e veshur me një fustan të gjatë me lule, duke theksuar paksa edhe dekoltenë e saj sensacionale. Eva ishte ajo që kishte gjithë vëmendjen e të pranishmëve me fustanin e saj. Fustani, që ishte i tkurrur në bel, kishte ngjyrë të lehtë të kaltër dhe detaje të mëdha me lule tejpërtej. Ylli nga "Desperate Housewives" format e saj i kishte ngritur paksa falë takave të larta, që ia kishin treguar pedikyrin e saj pink. 

Pretty lady: Eva Longoria, 42, looked sensational as she stepped out in style for the Global Gift Gala in Palma de Mallorca, Spain on Saturday night

(Kosova Sot)