Rihanna shtatëzënë me sheikun? (Foto)

  • 25 July 2017 - 14:51
Rihanna shtatëzënë me sheikun? (Foto)

Ajo është e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme sa i përket modës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Rihanna e cila së fundmi ka shkëlqyer teksa parakalonte në tapetin e kuq gjatë pjesëmarrjes në një ngjare të rëndësishme.

Mbretëresha e stilit Rihanna ka marrë pjesë mbrëmë në premierën e filmit “Valerian and the City of a Thousand Planets” në Londër.

Ajo ksihte veshur një fustan të gjatë e të kuq të dizajnuar nga Giambattista Valli  ku kishte vënë gjoksin bombastik në pah.

 

Ylli 29-vjeçar kishte marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve me paraqitjen e saj.

 

 

 

Javë më parë u përfol se këngëtarja është shtatzënë ndërsa Riri e veshur me këtë fustan lë dyshime ende për shtatzëni.

(Kosova Sot)