Biondinë po, por atomike

  • 26 July 2017 - 22:59
Biondinë po, por atomike

Charlize Theron ishte ylli tërheqës në premierën e Los Anxhelosit për filmin e saj më të ri "Atomic Blonde", të hënën mbrë- ma, shkruan gazeta Kosova Sot. Bukuroshja vitale me rrënjë nga Afrika e Jugut mahniti me stilin e veshjes së saj, kombinim me lëkurë të zezë dhe lidhëse si dhe panele të tejdukshme. Kështu ajo kishte veshur një palë sutjena nën bluzën e tejdukshme me mëngë të gjata, derisa dekolteja e saj ishte e hapur dhe disa lidhëse për zbukurim. Fustani solid dhe i shkurtë kishte theksuar ijët e saj derisa po pushonte sipër gjunjëve. Kështu, linjave të saj formë iu kishte dhënë edhe falë takave të larta me ngjyrë të zezë, për aksesorë kishte një qafore dhe një palë vathë. Flokun e kishte të lidhur nga prapa, derisa nga përpara e kishte të kthyer nga anash.

(Kosova Sot)