Noizy prezanton linjën e veshjeve, rekord shitjesh që në orët e para

  • 13 August 2017 - 11:51
Noizy prezanton linjën e veshjeve, rekord shitjesh që në orët e para

Mbrëmjen e djeshme, reperi i njohur shqiptar Noizy ka lançuar linjën e veshjeve të krijuar prej tij që do të mbajë emrin Illyrian Bloodline. Me prezantimin e web-it (illyrianbloodline.com) ku do të bëhen porositë online në të gjitha rrjetet sociale të Noizy-t dhe të miqve të tij me ndikim në botën e internetit kanë nisur shitjet e para, që siç pritej kanë shënuar një numër rekord. Nga sa mësohet, që në orën e parë janë bërë më shumë se 1000 porosi çka flet edhe një herë për influencën e Noizy-t si yll i muzikës. 

(Kosova Sot)