Nga dhoma e gjumit të Tunës dhe Patrisit dëgjohen të qeshura, shikoni se ç’po ndodh

  • 16 August 2017 - 21:06
 Nga dhoma e gjumit të Tunës dhe Patrisit dëgjohen të qeshura, shikoni se ç’po ndodh

Teksa ne presim me kërshëri rikthimin në muzikë të këngëtares Tuna, e kurioziteti për ta riparë atë pas lindjes së djalit është i madh, duket se për momentin asgjë s’do të ndryshojë. Biondja e suksesshme vazhdon të shijojë mëmësinë me kohë të plotë, e më ç’kuptojmë po i rezulton e vështirë të shkëputet nga familja e saJ e re dhe e bukur qoftë edhe për disa orë. Tuna nuk ndahet asnjë çast nga Tiani i saj, i cili më shumë rritet e më shumë e kënaq. Këtë pasdite nga dhoma e Tunës dhe Patrisit janë dëgjuar të qeshura. Ky i fundit e kishte marrë të birin në krahë dhe e bëntE të qeshte fort. Një imazh shumë special që xhirohej nga mami Tuna. Kuptohet se çifti i ri nuk janë aspak supersticiozë e s’kanë frikë nga syri i keq. Madje ata mezi presin të ndajnë çastet e bukura me të birin.

(Kosova Sot)