Zbulohet emri i veçantë që këngëtarja shqiptare i ka vendosur vajzës

  • 17 August 2017 - 17:04
Zbulohet emri i veçantë që këngëtarja shqiptare i ka vendosur vajzës

Leonora Poloska dhe bashkëshorti i saj, Andin Randobrava, janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën ka vendosur ta pagëzojë me emrin Andora. U tha se emri vjen nga qyteti bregdetar i provincës italiane, Savona. Por inspirimi mund të ketë ardhur edhe nga vetë emrat e prindërve duke marrë shkronjat e para nga emri i Andinit dhe shkronjat e fundit të emrit të Leonorës.

(Kosova Sot)