Ndryshimi ka filluar

  • 17 August 2017 - 20:42
Ndryshimi ka filluar

Gigi Hadid dëshmon se është koha që sandalet t'i zëvendësojmë për papuçe dhe sido që të jetë jemi në gusht apo jo? Vjeshta po afrohet, kështu që është koha që së fundmi të fillojmë të mendojmë për ndryshimin e këpucëve, shkruan gazeta Kosova Sot. Për fat të mirë, ka këpucë të veçanta (papuçet, ia qëlluat) që me sukses e transferojnë gardërobën tuaj verore në atë vjeshtore me lehtësinë më të madhe të mundshme. Janë këpucë "me shpinë të hapur" që ju mbajnë paksa më ngrohtë, pa pasur nevojë për diçka më të ngrohtë dhe për të ndryshuar stilin. Kështu, Gigi e dëshmon se tashmë zëvendësimi ka filluar dhe kalimi nga vera në vjeshtë ngadalë po fillon.

(Kosova Sot)