Eva, me të vërtetë peshk i fortë!

  • 18 August 2017 - 08:49
Eva, me të vërtetë peshk i fortë!

Eva është një markë e sardeleve, e preferuar mjaft te ne. Por, edhe Eva Longoria duket ta ketë një trup si peshk, si loçkë... S'met kush pa dalë pa sytjena! Eva Longoria është njëra ndër femrat më të bukura në Holllivud, por kjo nuk e arsyeton atë që të dalë me veshje provokuese, aq më tepër kur aty ishte i pranishëm edhe burri i saj. E quajnë José Bastón dhe si duket, nuk e do aspak gruan e tij, sepse po ta donte, do të ishte sado pak xheloz dhe nuk do ta linte të dilte ashtu si qyqe, trasmeton gazeta Kosova Sot

Në këtë rast nuk na duket Eva amvise e dëshpëruar, por burri i saj. Por, një gjë nuk mund të mohohet, Eva shkëlqente, sidomos edhe për shkak se i kishte lëshuar flokët t'i binin lirshëm. 

(Kosova Sot)