PREMIERË: ‘Lolo’ publikohet nga Lindon Berisha (Video)

  • 20 August 2017 - 21:20
PREMIERË: ‘Lolo’ publikohet nga Lindon Berisha (Video)

Këngëtari Lindon Berisha ka lansuar këngën e re.

Fjala është për projektin muzikor ‘Lolo’ për të cilin ai ka po të njëjtit bashkëpunëtor që i kishte te kënga ‘T’kom dasht’ në duet me Elinel, shkruan lajmi.net

Pra, kënga është bërë nga Cricket që ka bërë muzikën, vija melodike dhe teksti është bërë nga vet Lindoni ndërsa klipi nga Imagine Films.

Këtë këngë e identifikon freskia e trendeve te fundit botërore , me ritëm të shpejtë për klubet e natës , një eksperiment pak më i ndryshëm i Lindonit, gjë kjo që e karakterizon atë si artist!

Ky projekt është vetëm nisma e rrugëtimit të gjatë të këngëtarit në karrierë, pasi, Lindoni po punon fort në krijimtarinë muzikore.

(Kospva sot)