Kopje e bukur e të atit, Dukagjin Lipa ka një urim për vajzën më të suksesshme në planet

  • 22 August 2017 - 15:51
Kopje e bukur e të atit, Dukagjin Lipa ka një urim për vajzën më të suksesshme në planet

Sot është vetëm 22 vjeçe e vetëm pak ditë më parë u shpall artistja e parë femër që ka kryesuar klasifikimin britanik që nga superhiti i Adele, “Hello”, në 2015. Në klasifikimin e ri “Neë Rules” e Dua Lipës, e cila fitoi çmimin “Best Neë Artist” në “VO5 NME Aëards 2017”, është në krye të çartit. Suksesi i kësaj kënge ka ardhur gjithashtu edhe nga videoja muzikore, e cila ka pushtuar botën muajin e kaluar, duke arritur në 108 milionë klikime që nga data e publikimit. Dua sot ka mijëra arsye për të festuar, në ditën e saj të lindjes, pasi kaq e vogël u shndërrua në një nga personazhet më me influencë në planet. Por dikush pranë saj ka besuar kështu që ditën e parë. Ai është i ati, z. Dukagjin Lipa, e Dua është një kopje e bukur e tij. Me një ngjashmëri të jashtëzakonshme ditën e sotme ai ka ndarë një kujtim shoqëruar edhe me urimin prej babai. Urime yllit shqiptar!

 

(Kosova Sot)