Orinda Huta nga muajit i mjaltit tregon emocionin si teze: Ajo është si unë, më mësoi të ndërroj “pampersa”

  • 22 August 2017 - 16:09
Orinda Huta nga muajit i mjaltit tregon emocionin si teze: Ajo është si unë, më mësoi të ndërroj “pampersa”

Muaji i mjaltit të çiftit më të përfolur të verës Orinda dhe Turi vazhdon. E duke qenë se dyshja kanë vendosur të kalojnë bashkë një muaj të plotë, sa në një vend të bukur në tjetrin, ndodh që edhe datat e veçanta t’i kalojnë larg. Për shembull si sot 10 vite më parë Orinda u bë teze. Ajo ka një mbesë sykaltër, që prezantuesja e këngëtarja thotë se i ngjan shumë. Huta shfaq një dashuri shumë të madhe për mbesën, që në pavetëdije e ka përgatitur për të qenë sot një nënë e mirë. Se si, ua tregon vetë Orinda në dedikimin e mëposhtëm. Edhe 100 vogëlushes!

“Nuk kam për ta harruar kurre ditën që mora lajmin se Zoti kishte bekuar mamin tënd
me një pritje të ëmbël. Telefoni më ra nga dora, dhe pasi e rimora bërtas me të madhe, “ajo do të jete goce”. Me 22 gusht, 10 vjet më parë një telefonatë më dha lajmin më të bukur ndonjëherë. Isha bekuar me një mbese të bukur sykaltër për të cilën do thoja çdo ditë që rritej është si unë. I kaloja ditët mes fotografive të tua dhe mezi prisja të të mbaja në krah. Grace Mc Caul, ditën që ti u hodhe menjëherë ne krahet e mi, ishte emocioni më i madh që kisha provuar ndonjëherë. Kur syte e tu qeshnin zemra ime shpërthente nga gezimi. Ti më mësove të bëja fytyra qesharake veç që të vidhja buzeqeshjet e tua. Mësova dyqanet më të bukura për fëmijë që të zgjidhja për ty. Mësova të ndërroja pampersin me ty. E për të qarën tënde si zile në 2 të nates më merrte malli sa herë distanca na ndante. Ti sot je 10 vjeç, dhe i ke bërë këto vite të mrekullueshme. Përqafimi, buzëqeshja dhe fjalet e tua të ëmbla ma mbushin njëlloj shpirtin si në ditën kur për herë të parë më the “të dua”. Ti je “my special one” (e veçanta ime) sot e gjithmonë.”

(Kosova Sot)