I keni dëgjuar “Hazall” dhe “Xhansu” të këndojnë? (Video)

  • 23 August 2017 - 13:18
I keni dëgjuar “Hazall” dhe “Xhansu” të këndojnë? (Video)

“Fate të kryqëzuara” është seriali që na ka mbajtur të gozhduar mbas televizorit jo vetëm për historinë e bukur që trajtonte por dhe për aktoret simpatike që aktronin në të. “Hazall” dhe “Xhansu” ndonëse në një moshë shumë të re arritën të jepnin maksimumin dhe si rrjedhojë arritën të kenë një sukses të madh, saqë tani një sërë projektesh të rëndësishme po i presin. Por Leyla Tanlar dhe Alina Boz nuk janë të talentuara vetëm në aktrim, por gjithashtu gëzojnë një pasion të veçantë lidhur me këngën. Më poshtë do të gjeni një video ku të dyja kanë performuar në “Voice of Turkey”. Jo vetëm të bukura por vërtet të talentuara!

(Kosova Sot)