Merr fund martesa 2-vjeçare, bashkëshorti i “Zejnep: “Faleminderit për qindra ditët e lumtura që më ke bërë të jetoj”

  • 23 August 2017 - 13:25
Merr fund martesa 2-vjeçare, bashkëshorti i “Zejnep: “Faleminderit për qindra ditët e lumtura që më ke bërë të jetoj”
 

Të gjithë e mbani mend personazhin “Zejnep” në “Kuzey dhe Guney”. Ajo është një nga aktoret më simpatike turke dhe falë rolit në serial ka arritur të fitojë dhe përzemërsinë e publikut shqiptar. Dashuria nuk i eci as në film dhe as në jetën reale. Aktorja Merve Bolugur dhe këngëtari Murat Dalkiliç, kanë dhënë lajmin e hidhur që  martesa e tyre 2-vjeçare ka marrë fund. Shkak mendohet të jenë axhendat e ngjeshura dhe udhëtimet e shumta. Karriera ka shumë përgjegjësi por ndonjëherë është thjesht e pamundur t’i menaxhosh të dyja. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari, i cili falenderon “Zejnep” për qindra ditët e lumtura që ka bërë të përjetojë. Urojmë që çifti të gjejë një mënyrë për të sqaruar mosmarrëveshjet dhe të kthehen sërish bashkë

(Kosova Sot)