"Kena shumë pare, pare, pare" (Foto)

  • 13 September 2017 - 18:35

Para pak ditësh, një nga dasmat më të përfolura të vitit u zhvillua në Gjirin e Lalëzit.

Reperi Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca janë kurorëzuar dhe duket se edhe pak ditë pas dasmës, cifti nuk është ngopur së postuarit fotografi, raporton Kosova Sot.

Një nga fotot më të komentuara është ajo ku një mysafir i gjuan të holla Marinës dhe Getit.

Shumë nga fansat e ciftit kanë komentuar me një frazë nga kënga e kolegut të Getit: "Kena shumë pare, pare, pare".

Duket se pas gjithë atyre shpenzimeve, edhe Geti ka përfituar dicka: para dhe dashurinë e Marinës. Urime ciftit edhe njëherë! (Kosova Sot)

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on