Pa krahë

  • 13 September 2017 - 21:27
Pa krahë

Ajo ndoshta nuk ka merituar një set krahësh të “Victoria's Secret” gjatë këtij viti, transmeton gazeta Kosova Sot. Por, Shanina Shaik, 26 vjeçe, me secilën pjesë të saj ishte bukuroshja engjëllushë, e veshur me një veshje të bardhë gjatë “New York Fashion Week's Zimmerman”. E veshur me fustanin me kraharorin e ekspozuar, modelja nga Australia me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë ta kthejnë kokën. Për aksesorë, Shanina kishte një çantë të zezë prej lëkure në formë katrori nga “Chanel” dhe një palë taka të larta. Çehrja e saj ishte kompletuar me grim rozë dhe buzëkuqin e ndritshëm derisa flokun e kishte prapa dhe ndarë në mes.

(Kosova Sot)