Kur je yll, e le veturën ku të duash

  • 13 September 2017 - 22:09
Kur je yll, e le veturën ku të duash

Ata janë në lidhje të lumtur që nga muaji mars dhe rrallëherë  i shohim pa njëri-tjetrin. Dhe, Jennifer Lopez, 47 vjeçe, dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez, 42 vjeç, kanë vazhduar të duken të pandashëm derisa kishin arritur bashkë me “Rolls Royce” për një takim privat me disenjatorin e modës Tom Ford. Çifti u duk qartë se ishin të emocionuar me njeriun e Renesancës derisa kishin parkuar në një vend ku ishte e ndaluar të parkonin. Megjithëse ishin me veturë luksoze – që kushton rreth 488,000 dollarë – me gjasë atyre u ishte dhënë leje e veçantë për të parkuar, falë natyrës private të vizitës së tyre.

(Kosova Sot)