"Sepse ia vlen"

  • 20 September 2017 - 15:03

Eva Longoria takohet me adhuruesit në dyqanin e "L'Oreal" në Paris

Ajo ka qenë ambasadore për brendin elegant të grimit që nga viti 2005. Dhe këtë të hënë, bukuroshja Eva Longoria u duk e mahnitshme derisa kishte marrë pjesë në ngjarjen e "L'Oreal" ndërsa kishte përshëndetur klientët në shitoren që gjendet në Paris të Francës. Ylli ishte rrethuar nga një numër i madhe adhuruesish, që kishin dalë për ta parë, ndërsa ajo i kishte pritur ata me buzëqeshje derisa ishte futur brenda. Bukuroshja 42 vjeçe ka punuar edhe në fushatat për "L'Oreal's True Match Foundation" dhe "Color Riche Collection", që janë buzëkuq. Ajo dukej në vullnet të mirë, pasi kishte provuar shumë buzëkuq në buzët e saj, përfshirë edhe një të kaltër në dorën e saj. Eva - e cila është e martuar me Jose Baston, që nga maji i 2016 - ishte imazhi i elegancës, e veshur me një xhaketë nga linja e saj e veshjes. 

(Kosova Sot)