Vjeshtë e hershme

  • 21 September 2017 - 21:24
Vjeshtë e hershme

Ajo është kthyer përsëri në ‘Mollën e Madhe’ pas një ndryshimi të vendbanimit për xhirimet e “La La Land”, transmeton gazeta Kosova Sot. Dhe, kështu, aktorja Emma Stone u desh të përshtatej me ndryshimin e klimës derisa ishte zënë në një stuhi shiu derisa ia kishte mësyrë shfaqjes “Late Show” me Stephen Colbert. Bukuroshja 28 vjeçe me secilën milimetër të saj u duk si një yll filmi që është derisa ishte veshur me një fustan pink dhe të zezë, me motive lulesh. Me flokun e saj rishtazi të ngjyrosur në të verdhë, bukuroshja u duk shumë e lezetshme derisa po ecte në trotuar për të shkuar në ngjarjen ku flitet shumë. Fustani i kishte dhuruar një shikim të ngrohtë në dekolte derisa për t’u mbrojtur nga shiu kishte dhe një pallto, derisa për të qëndruar e thatë nga shiu një nga asistentët e saj po i mbante një ombrellë.

(Kosova Sot)