Realizohet ëndrra më e madhe e “Kahramanit”

  • 23 September 2017 - 12:37
Realizohet ëndrra më e madhe e “Kahramanit”

E donte shumë një fëmijë dhe nuk ngurronte ta përmendte shumë shpesh në intervista. Aktori turk Ozcan Deniz do të bëhet baba. Lajmi i lumtur për aktorin e njohur si Kahramani i “Një Pjesë e
Imja” bëhet i ditur nga gazeta “HaberTurk”, sipas të cilës e dashura e tij është dy-muajshe shtatzënë. Aktori 45-vjeçar do të bëhet baba nga 25-vjeçarja Feyza Aktan, me të cilën është në një lidhje dashurie prej më shumë se një viti. Sipas “HaberTurk”, Deniz është lumturuar pamasë me të marrë
lajmin e bukur dhe dridhej teksa përqafonte të dashurën e tij. Çifti kishte nisur përgatitjet për martesë, por tashmë mësohet se ata nuk do të nxitojnë në mënyrë që nëna e ardhshme të mos përjetojë telashe gjatë shtatzënisë.

 
 

(Kosova Sot)