Miriam dhe Ameli shtator në Gjermani, mall për shtëpinë (Foto)

  • 25 September 2017 - 16:23
Miriam dhe Ameli shtator në Gjermani, mall për shtëpinë (Foto)

Ky fundshtatori i ka gjetur Miriam Canin dhe Amelinë e saj në Gjermani. Atje jeton familja e këngëtares. Dhe me siguri po kënaqen shumë, siç bëjnë të gjithë tek mami e gjyshja. Po përtej kënaqësisë, atyre po i mungon shtëpia e tyre. “Që tani na mori malli për shtëpinë”, shkruan Miriam në një foto të bukur ku Ameli pozon pranë luleve. Besojmë se më shumë se sa me shtëpinë apo vendlindjen, ky është për artistin tonë e njeriun e tyre të zemrës. Alban Skënderaj po vazhdon punën e tij që prej vitesh është shumë e suksesshme. Ai sapo ka publikuar hit-in “viti 93” që po pëlqehet shumë.

(Kosova Sot)