“Tha se harxhonte 150 mijë euro në muaj për rroba”, këngëtarja kapet duket blerë bluza 8 euro

  • 06 October 2017 - 10:25
“Tha se harxhonte 150 mijë euro në muaj për rroba”, këngëtarja kapet duket blerë bluza 8 euro

Personazhet publike shpesh reklamojnë një jetë luksi, me makina, rroba, shtëpi e pushime në vende të shtrenjta, duke dashur kështu të tregojnë se bëjnë një jetë pasanikësh.

Shpesh disa prej tyre e kanë “tabu” të pranojnë që si të gjithë njerëzit e tjerë edhe ata blejnë rroba kur ato janë në ulje dhe kanë një çmim mjaft të lira.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Adelina Tahiri e cila në rrjetet sociale tregon se e pëlqen shumë modën dhe veshjet e shtrenjta e të markave të njohura. Por në një foto të bërë publike nga “Vipat e Bllokut”, ajo shihet teksa kontrollon të gjejë diçka që mund t’i pëlqejë tek disa bluza të cilat kanë një çmim prej 8 eurosh.

“Adelina Tahiri para disa muajsh the qe harxhon shopping 150 mije euro ne muaj ne emision. Me bluze 8 euro?”, shkruhet bashkangjitur fotos.

Nuk ka asgjë të çuditshme në këtë mes, ashtu sikundër këngëtarja mund të blejë rroba të shtrenjta, shikon edhe tek ato me çmime të leverdishme, edhe pse ndoshta nuk dëshiron që ta bëjë të ditur këtë gjë.

 (Kosova Sot)