Maqedonasit dhunojnë rëndë këngëtarin shqiptar

  • 06 October 2017 - 14:22
Maqedonasit dhunojnë rëndë këngëtarin shqiptar

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në Kërçovë, ku disa persona maqedonas kanë dhunuar rëndë këngëtarin shqiptar, Shkodran Tolaj.

Ai ka qenë duke xhiruar klipin e këngës së tij të re, “Kërçovari”, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar. Përmes një statusi dhe një videoje të publikuara në Facebook, Shkodrani njofton se gjendja e tij tani është e mirë, pas marrjes së ndihmës nga stafi mjekësor.

“Të nderuar bashkëkombas! Të nderuar mërgimtarë! Dihet që njeriu ka pesë litra gjak në trup, por unë do e jap dhe pikën e fundit për Kërçovë dhe çdo cep të shqiptarisë.
Pavarësisht sulmit brutal dhe lëndimeve të marra, u informoj se jam më mirë falë përkujdesjes maksimale dhe ekipit të mrekullueshëm të mjekëve në spitalin e Kërçovës.

Njëkohësisht u falemnderoj të gjithëve nga zemra për përkrahjen morale dhe dua tu informoj se puna dhe misioni ynë do realizohet deri në fund. Lus të gjithë mërgimtarët kërçovarë që të na bashkohen në Uskanë me 15 tetor për të festuar fitoren e madhe se vetëm atëherë do i harroj plagët që i mora sot”, shkruan Tolaj.

 

 

 (Kosova Sot)