“Dashnitë e shpirtit”, njihuni me familjen e bukur të Alma Bektashit (Foto)

  • 06 October 2017 - 16:13
“Dashnitë e shpirtit”, njihuni me familjen e bukur të Alma Bektashit (Foto)

Me artisten Alma Bektashi jemi njohur herët, e në të gjithë këto vite imazhi dhe zëri i saj na kanë shoqëruar, ndonëse jo rregullisht. Në fakt Alma bën një jetë disi të tërhequr edhe pse e di se publiku e do shumë. Kujtojmë se ajo ishte një nga trajneret më të suksesshme të “The Voice”. Ndërkohë këngëtarja është edhe bashkëshorte e nënë e suksesshme. Alma ka një familje shumë të bukur, e të gjithë bashkë këto ditë fillimtetori po i kalojnë në Romë. Ditën e sotme ajo ka ndarë disa poza nga pushimet e vjeshtës në Instagram, në njërën prej të cilave na njeh edhe me “dashnitë e shpirtit”, siç i quan ajo: bashkëshortin, vajzën dhe djalin.

(Kosova Sot)