Për pak

  • 08 October 2017 - 10:08
Për pak

Ajo kurrë nuk ka fije turpi për ta theksuar linjën e saj të mahnitshme trupore,pasi dihet se është adhuruese e veshjeve të rrezikshme, transmeton gazeta Kosova Sot.  Por, dështimi i fundit në gardërobë bukuroshes Rita Ora i kishte kushtuar me vështirësi, ku për pak ka ofruar më shumë sesa që kishte dashur, derisa po xhironte videon  e saj të re muzikore në Nju- Jork.  Këngëtarja e hitit “The Body On Me”, 26 vjeçe, u duk sensacionale në fustanin e shkurtër me një palë çizme të gjata, që ishin sipër gjunjëve, porse kur erdhi puna te lëvizjet, modestinë e saj u desh ta mbronte me dorë.  Më vështirë e pati kur njërën nga këmbët e saj e hodhi lart, por atëherë dora u vu në shërbim të mbrojtjes së modestisë.

(Kosova Sot)