Vizioni i së kuqes

  • 12 October 2017 - 19:39
Vizioni i së kuqes

Margot Robbie u duk sensacionale derisa kishte arritur te studiot e “Good Morning America” këtë të mërkurë, në mëngjes, transmeton gazeta Kosova Sot. Bukuroshja 27 vjeçe ishte vizioni i të bukurës, e veshur në të kuqe, derisa po përshëndeste adhuruesit që ishin grumbulluar për të në trotuare. Me këtë rast, ajo kishte theksuar linjat me fustanin me gjatësi mesatare, përfshirë këtu edhe një xhaketë koordinuese. Një ndarje e shkurtë në fustan kishte mundësuar theksimin e këmbëve të saj, derisa ajo po futej në ndërtesë. Flokun e kishte rregulluar për mrekulli, me disa ndarje me stil, derisa dukjen e përsosur e kishte përfunduar me një palë sandale me takë të lartë e të arta.

(Kosova Sot)