Një flutur si kjo! - VIP - Kosova Sot
Njė flutur si kjo!

Njė flutur si kjo!

Margot Robbie hapi krahët e saj të modës, derisa merrte pjesë në shfaqjen speciale të filmit të saj të ri, “Goodbye Christopher Robin”, të mërkurën në qytetin e Nju- Jorkut, transmeton gazeta Kosova Sot. Aktorja 27- vjeçare kishte veshur një fustan të markës “Versace” i cili në tërë sipërfaqen e tij ishte mbuluar nga figura rozë të fluturës. Përndryshe, në filmin e lartpërmendur Margot luan rolin e Daphne Milnes, gruas së A.A. Milne, krijuesit të personazhit Winnie The Pooh. Të mërkurën Margot promovoi edhe një film tjetër, në të cilin luan – “I, Tonya”, rreth patinazhistes Tonya Harding.

(Kosova Sot) 

14 orë e 9 minuta më parë