Inis Gjoni godet sërish!

  • 16 October 2017 - 11:26
Inis Gjoni godet sërish!

Pedonalja e Tiranës njihet ndryshe edhe si “vendparkimi” i aktorëve ku të gjithë sëbashku mblidhen e dikutojnë dhe kështu që s’kishte se si të shpëtonte dot që aty edhe informacioni që mesa duket paska patur shumë përpjekje të qëndrojë i fshehtë e të mos “merrte dhenë” nëpër media. Nuk dihen ende arsyet dhe rrethanat e ngjarjes, por Inis Gjoni mësohet nga burime të sigurta prej rrethit të ngushtë të aktorëve, sipas “city radio”, se ka hedhur nga dritarja aktorin e njohur Romir Zalla! Nuk dimë ende se për çfarë dritareje bëhet fjalë, por ngjarja e mbajtur deri tani në heshtje të plotë, mësohet se ka ndodhur një nga ditët e kësaj jave, në Tiranë. Më shumë info rreth këtij skandali do përpiqemi të sigurojmë dhe publikojmë në vijim.

(Kosova Sot)