Mall për Ergi Dinin, modelja seksi shqiptare: Përgjithmonë në zemrën time! (Foto)

  • 16 October 2017 - 16:37
Mall për Ergi Dinin, modelja seksi shqiptare: Përgjithmonë në zemrën time! (Foto)

Ditën e djeshme ai do të kishte festuar ditëlindjen e tij të 23! Por jeta e mori papritur duke lënë pas një dhimbje shumë të madhe dhe një vend bosh në artin shqiptar. I talentuari Ergi Dini ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë me motor. Por kujtimi i tij mbetet i gjallë, e dje dedikimet për artistin e munguar ishin të shumta. Pas fjalëve të motrës së tij Barbana Dini edhe një tjetër vajzë e famshme ka shënuar fjalë zemre për Ergin. Ajo është modelja seksi Oriola Marashi, me të cilën duket se këngëtari ka pasur një marrëdhënie të afërt miqësore. “Gëzuar ditëlindjen Ergi! Më ka marrë malli shumë. Përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar ajo teksa ka ndarë edhe një foto të artistit.

(Kosova Sot)