DUA, TË DUAM

  • 16 October 2017 - 21:24
DUA, TË DUAM

Dua Lipa sensacioni më i madh muzikor, kall atmosferën në Birmingem

Me vetëm 22 vjet mbi supet e saj, Dua Lipa është shndërruar në njërën nga sensacionet më të mëdha në botën e muzikës dhe këndimit. Dhe, kështu u duk se ajo kishte kohën më të mirë të jetës së saj teksa po këndonte te "O2 Academy", në Birmingem. Bukuroshja ka theksuar edhe linjat e saj të hatashme trupore e veshur me një veshje me ngjyrë të zezë nga sipër, derisa me zemrën plot po këndonte këngët e saj. Nga sipër kishte kostumin me plot lidhëse nga prapa, derisa turma në Birmingem po e adhuronte tej mase. Krijuesja e hitit "The Hotter Than Hell" nga poshtë kishte veshur një pale tuta të gjera. Për më shumë stil unik, krijuesja e hitit "New Rules" kishte edhe unaza në të dyja duart, derisa theksohej fortë një zinxhir i artë në fytin e saj, e flokun e kishte të lirë.

(Kosova Sot)