Festa modeste e 22-vjetorit të Encës, i bëjnë urim tek “Myslym Shyri” (Foto)

  • 19 October 2017 - 15:42
Festa modeste e 22-vjetorit të Encës, i bëjnë urim tek “Myslym Shyri” (Foto)

Me pak miq, mbledhur në një apartament të vogël, mbushur me tollumbace. Sigurisht nuk mungoi as torta me kurorën e mbretit. Kështu e ka pritur mbrëmë Enca ditëlindjen e saj. Këngëtarja shumë e famshme, mbushi 22 vjeçe. Ajo preferoi të shijojë gjithçka në intimitet, pa festa e pritje të bujshme. Një dhuratë që e ka gëzuar shumë vajzën seksi, ishte dedikimi në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, që tashmë po bëhet një lloj “tradite”, aq shpesh shohim urime të varura edhe në zona të tjera, apo qytete të ndryshme. Edhe 100 të tjera Encës!

(Kosova Sot)