Po shihet mjaftueshëm

  • 21 October 2017 - 16:48
Po shihet mjaftueshëm

Stella Maxwell shkëlqen me veshjen transparente në lansimin e "Alice McCall"


 Bukuroshja e brendit "Victoria's Secret Angel", modelja Stella Maxwell kishte rrezatuar me sytjenën e saj me ngjyrë të zezë dhe me të brendshmet e saj për lansimin e "Alice McCall SS/18" në Hollivudin Perëndimor. Bukuroshja 27 vjeçe, nga "Lions Model", fustanin e saj të gjatë e të tejdukshëm e kishte kombinuar me një xhaketë prej lëkure dhe një palë çizme derisa po festonte te "Chateau Marmont". Po atë mbrëmje, bukuroshja belge e lindur në Britani kishte shpërndarë edhe një video nga prapaskenat. Këtu, Stella ishte veshur me veshje të kaltër nga "Dundas" dhe një palë çizme nga "Giuseppe Zanotti". Me këtë rast, fytyra e saj ishte shumë e pastër, flokun e kishte lënë të drejtë dhe të lirë.

(Kosova Sot)