Habit Inis Gjoni: E kam menduar të bëhem edhe ministre arsimi

  • 22 October 2017 - 11:17
Habit Inis Gjoni: E kam menduar të bëhem edhe ministre arsimi

Inis Gjoni ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” . Regjisorja e njohur ka rrëfyer  projektet e saj aktuale në teatër, por edhe rolin e saj si një nënë e kujdesshme për mirërritjen e Coco Antonel , vogëlushes së saj. Nga ana tjetër sa i takon teatrit dhe sesi do ta përcaktonte veten për punën që bën, ajo thotë thjesht fjalën ‘kuçedër’, edhe pse më tej regjisorja shton se asaj ndonjëherë vetja i duket tolerante, por është kërkuese me njerëzit me të cilët bashkëpunon.

E pyetur se si ia del Inisi me gjithë këto angazhime, regjisorja ka treguar se organizohet mirë, por gjëja që ka më shumë merak është  arsimimi  i vajzës.

“Gjëja e parë që kam menduar kur ajo të niste shkollën ishte ku do ta çojë në shkollë. Jashtë ndjekin një metodë tjetër mësimdhënieje ku fëmijëve u bëjnë mësim 20 minuta, nuk i lodhin dhe kjo zgjat. Atyre u jepet mundësia të jenë më kreativë në atë që duan ata të bëjnë dhe dinë të bëjnë më mirë. Unë i kam thënë Coco-s gjithmonë që detyra jote është të kënaqesh dhe të lozësh. E kam menduar edhe të bëhem ministre arsimi, vetëm të bëj një gjë për këtë edhe në Shqipëri. Edhe pse mua nuk më pëlqen të marrë pozicione drejtuese.”,- është shprehur Inis.

 (Kosova Sot)