“Playboy” thyen barrierat, zgjedhja e Ines në kopertinën e revistës u mbyll gojën paragjykuesve

  • 23 October 2017 - 11:42
“Playboy” thyen barrierat, zgjedhja e Ines në kopertinën e revistës u mbyll gojën paragjykuesve

Modeli Ines Rau ka bërë histori duke u bërë “Playmate” i parë transgjinor në revistën Playboy.

Modeli 26-vjeçar shfaqet në vendin më të lakmueshëm të revistës. Ai u shfaq fillimisht në faqet e Playboy në maj 2014 në një edicion special. Rau ka qënë pjesë e fushatës së Balmain, dhe madje ka pozuar edhe për “Vogue Italia”.

Image

“Kur po realizoja setin, mu kujtuan të gjitha vështirësitë që kalova në vegjëli. Tani, kjo pjesëmarrje në Playboy është si një buqetë e madhe me trëndafila”, është shprehur Ines.

Më 1991 ishte Tula ajo që pozoi fillimisht për revistën, edhe pse nuk e mori titullin Playmate. Djali i Hefner, Cooper, ka postuar në Tëitter lajmin për Ines, duke e cilësuar si një fushatë për thirrje për një botë më të hapur e më me pak paragjykime.

Image
Image

 

(Kosova Sot)