Gena rrëfehet në moshën 45-vjeçare: Shpesh dashuria më ka bërë të dal nga kontrolli

  • 23 October 2017 - 12:39
Gena rrëfehet në moshën 45-vjeçare: Shpesh dashuria më ka bërë të dal nga kontrolli

Këngëtari i muzikës pop-folk dhe serenatave korçare, Gena Lito, ka rrëfyer  në “Pasdite në Top Channel” çmenduritë që ka bërë për dashurinë në jetë, që sipas tij janë shumë më shumë se ç’thuhet në tekstet e këngëve të tij hit.

Duke zbuluar një anë tjetër jashtë skenës muzikore, që shumë pak njerëz ia kanë njohur, 45-vjeçari rrëfeu në ekran marrëzitë që ka bërë kur ka qenë i dashuruar: “Sa të duash kam bërë çmenduri, budallallëqe…” tha ai duke qeshur.

Image

“Po ja, për shembull, kam pritur dy orë në shi, ndërkohë që mund të ulesha diku e të prisja. Por kur dashuron, del nga kontrolli, nuk ke kohë të mendosh që të mos lagesh, dashuria të verbon”, vazhdoi Gena.

Nëse ka derdhur lot ose jo për dashurinë, ai u përgjigj: “Për të qarë s’ma merr mendja, por qan shpirti më shumë sesa loti. Kur je shumë i dashuruar, del nga vetja…”.

Gena është babai i dy vajzave nga martesa e parë. Artisti me origjinë nga Korça njihet si një nga këngëtarët që i këndon me shumë ndjenja baladat. Ai hyri furishëm në skenën muzikore, dhe që nga fillimet e tij në muzikë ai publikon shpesh projekte të reja muzikore.

(Kosova Sot)