Pse vajzat janë fiksuar të dalin pa “brekë” në ekran?! Këto janë disa nga shqiptaret që e bënë

  • 23 October 2017 - 15:29
Pse vajzat janë fiksuar të dalin pa “brekë” në ekran?! Këto janë disa nga shqiptaret që e bënë

Ditët e fundit një nga “temat më të nxehta” ishte dalja provokuese e velinës së re të emisionit të Ermal Mamaqit, e cila në sy të publikut u duk se nuk kishte veshur të brendshme dhe nxori në “dritë” pjesën intime.

Edhe pse një emision familjar dhe që ndiqet nga të gjitha moshat dhe çdo dalje e ekzagjeruar bie në sy, bukuroshja bionde u shpreh se nuk ishte pa të brendshme, duke shtuar se mendja e hapur është ajo që i ndanë njerëzit në të civilizuar apo jo.

Image

“I jam mirënjohëse Perëndisë për pamjen time, e cila është karakteristikë thelbësore në karrierën që kam nisur por dua të shtoj se jam këtu pasi nuk jam ndalur përpara asnjë sfide, kam luftuar shumë për të realizuar ëndrrat e mia. E me kohën do dalë në pah edhe kjo”, u shpreh ndër të tjera Kejvina Kthjella.

Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që vajza të njohura apo më pak të njohura, kanë veshur fustane që në pah u nxjerrin lehtësish edhe pjesët intime. E pikërisht ky lloj fustani është bërë disa here temë diskutimi pasi është parë edhe në tapetin e kuq në evente të ndryshme në botë.

Kohë më parë, këtë fustan e veshi Rita Ora, e më pas edhe modelja Bella Hadid, (e jo vetëm) e në të dyja rastet ra në sy pjesa intime, por gjithashtu edhe të brendshmet e vajzave.

Image

Ndërkohë edhe Ilda Bejleri në një spot publicitar pak kohë më parë, u shfaq me këtë model fustan, por ajo u tregua më e kujdesshme pa zbuluar shumë nga çfarë fustani “i mbulonte”.

Image

E sa i takon “fiksimit” që femrat sot kanë për të tërhequr vëmendjen duke u zhveshur… ky nuk është një fenomen i muajve të fundit, e mesa duket do të vazhdojë edhe më tej pasi kjo sjell “më shumë se veshja”! 

(Kosova Sot)