Dashurinë e mban sekret

  • 23 October 2017 - 16:16
Dashurinë e mban sekret

Nicole Scherzinger dashurinë me tenistin bullgar e mban vetëm për vete

Ajo është e lumtur në dashurinë e saj tash e dy vjet. Përkundër kësaj, Nicole Scherzinger e pranon se me gjithë këtë periudhë kohore në dashuri me tenistin Grigor Dimitrov, dashuria e tyre ende po rritet përkundër vështirësive për të pasur një jetë më private derisa thotë se 'I mungojnë gjërat', pasi ka agjendë të zënë.

Bukuroshja 39 vjeçe, te "X Factor" kishte folur për telashet e saj. Megjithëse flet pak për të, ajo është e dashuruar kokë e këmbë me Grigorin. Çifti është në lidhje që nga viti 2015, por se deri më tani buzët e saj kanë qenë të mbyllura në lidhje me këtë dashuri.

Më parë kishte thënë: 'Kur isha më e re kam kaluar shumë kohë duke menduar nëse nuk isha në gjendje ta dua dikë. Por, gjithmonë unë i dua të tjerët, por një nga sekretet më të mëdha është të mësosh ta duash vetveten".

(Kosova Sot)