Kate Moss e dashuruar në David Beckham

  • 28 July 2015 - 23:21
Kate Moss e dashuruar në David Beckham

Kate Moss ka thënë se do të donte të ishte Victoria Beckham, pasi është e dashuruar pas bashkëshortit të saj, David Beckham.

Supermodelja e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për revistën “Stylist”. Ajo u pyet se cila ish – Spice Girls do të dontë të ishte dhe 41 – vjeçarja u përgjigj: “Victoria, pasi ajo është e martuar me David Beckham”.

Pavarësisht jetës si supermodele, në këtë intervistë, ndër të tjera Moss rrëfen se ajo është si të gjithë njerëzit e tjerë dhe se i kalon mbrëmjet duke bërë gjëra të zakonshme me familjen.

Ajo tha se një mbrëmje normale për të është të ndihmojë vajzën me detyrat, të përgatisë darkën apo të shohë TV.

Makes sense: When asked which Spice Girl she would be, Kate replied: 'Posh, because she's married to David Beckham' - the couple pictured together in 2014