Blero dhe Afrona flasin për dashurinë (Foto)

  • 29 July 2015 - 10:13
Blero dhe Afrona flasin për dashurinë (Foto)

Çifti më i përfolur për momentin i mediave rozë vazhdon të tërheq vëmendjen.

Është modelja Afrona Dika ajo e cila para pak çastesh postoi në ‘Instagram’ një foto të saj mbi të cilën shkroi: Mos ëndërro jetën tënde, jetoje ëndrrën tënde”, transmeton Kosova Sot Online.

I menjëhershëm ishte reagimi i të dashurit të saj të ri Blero Muharremi, i cili e ripostoi të njëjtën fotografi.

“Mendoj se jeta është të biesh në dashuri me personin e duhur, të hash ushqimin tënd të preferuar dhe të udhëtosh shumë”, shkroi ai sipër fotos së të dashurës së re.

Ndryshe, Blero dhe Afrona zyrtarizuan lidhjen e tyre ditë më parë, ndërsa në një emision televiziv ata shkëmbyen edhe puthje live. (Kosova Sot)

Image