Bukuroshja që urren performancën e saj

  • 14 November 2017 - 20:30
Bukuroshja që urren performancën e saj

Daisy Ridley shkëlqen në foto, por e pranon se roli i saj te "Star Wars" nuk i kishte lënë përshtypje

Ajo është një nga yjet e suksesshme nga gjenerata e re e filmave "Star Wars". Por, Daisy Ridley e pranon se nuk ishte tepër e impresionuar me shkathtësitë e saj prej aktores te filmi "Star Wars: The Force Awakens". Bukuroshja 25 vjeçe debutimin e saj e kishte si një jetime në vazhdimin e shtatë të filmit fanatstiko-shkencor derisa rolin e reprizon këtë dhjetor të 'The Last Jedi', por për numrin e dhjetorit për revistën "Elle", ajo e pranon se ishte e zhgënjyer kur e kishte shikuar filmin. Më pas ajo kishte shpjeguar: 'Nuk kam menduar se isha e mirë në filmin e parë dhe po e luftoja këtë gjendje. E kam bërë sepse nuk e dija se ku po e futja veten time me këtë rast dhe krejt papritmas e kam kuptuar se kjo në fakt ishte 'ta hajë dreqi më e mira për mua dhe nuk mundem ta bëj këtë'.

Image

 

(Kosova Sot)