Ben Affleck në lidhje me dadon e fëmijëve?

  • 29 July 2015 - 18:44
Ben Affleck në lidhje me dadon e fëmijëve?

Ben Affleck mohon lajmin se është duke dalë me dadon 28-vjeçare të fëmijëve të tij. Aktori 42-vjeçar thjesht ka bërë të ditur ndarjen nga bashkëshortja e tij Jennifer Garner muajin e kaluar, por US Weekly shkruan se ai po del me Christine Ouzounian.

Megjithatë në një deklaratë për Daily Mail, përfaqësuesi i Ben Affleck ka mohuar historinë, duke thënë se “Është një lajm pa vlerë”.

US Weekly raporton se Ben dhe Christine janë takuar kur ajo u punësua si dado për tre fëmijët e tij, Violet, 9 vjeç, Seraphine, 6 vjeçe dhe Samuel, 3 vjeç. Në atë kohë Jennifer dhe Ben ishin në një ndarje sekrete me njëri tjetrin, dhe gjërat me Christine u kthyen në një flirt. Por edhe ky lajm është mohuar fuqishëm nga stafi i aktorit.