Alketa Vejsiu në krahë të moderatorit italian, tani gjithçka është më e qartë

  • 16 November 2017 - 20:26
Alketa Vejsiu në krahë të moderatorit italian, tani gjithçka është më e qartë

Lajmi për largimin e Alketa Vejsiut në Mediaset bëri jo pak bujë në mediat sociale, edhe pse gjithçka nisi nga një koment i Vera Grabockës, ku i uronte suksese moderatores. Asgjë nuk u komfirmua zyrtarisht, e çka turbulloi më tepër ishte njoftimi i Alketës për fillimin e një emisioni të ri në televizionin Klan, ku vetë Vejsiu do të ishte drejtuese e formatit.

Por, çfarë mbetet e vërtetë në këtë mes? Burime nga Klan kanë zbuluar se moderatorja ka fituar një audicion për të qenë përkrah Paolo Bonolis, për një emision që pritet të fillojë së shpejti. Mesa duket, është kjo arsyeja që Vejsiu po udhëton shpesh e më shpesh drejt Italisë, e kjo nuk është e gjitha. Kjo eksperiencë e re nuk do ta ndalë moderatoren nga projektet në Klan, kështu Alketa do të angazhohet sa në Shqipëri, aq edhe në televizionet italiane.

Thuhet se Bonolis është surprizuar nga elokuenca e Vejsiut, çka ka shtyrë drejt hedhjes së këtij hapi të ri në karrierën e moderatores. Nga ana tjetër, kujtojmë se Bonolis, përpos karrierës 37-vjeçare në televizion, është një ndër figurat më të shquara të ekranit italian. RAI, Mediaset, Canale 5 janë disa nga televizionet kyçe ku është zhvilluar karriera e moderatorit.

Në Canale 5, prej gjashtë vitesh tashmë, Bonolis drejton spektaklin “Avanti un altro!”, format i autorizuar nga Endemol. Nuk dihet ende nëse projekti i ri do të zhvillohet në të njëjtin televizion, por pritet që detaje të reja të zbardhen në vijim…

 (Kosova Sot)