Pritja merr fund...Miriam Cani publikon 'Meteor'

  • 20 November 2017 - 21:17
Pritja merr fund...Miriam Cani publikon 'Meteor'

Prej disa javësh ajo ka paralajmëruar rikthimin dhe më në fund dita e shumëpritur për adhuruesit e muzikës së saj ka mbëritur. 

Miriam Cani ka publikuar klipin e këngës ‘Meteor’, një baladë e cila e ka sjellë Miriamin siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Tekstin e baladës Miriami nuk mund t’ia besonte tjetër kujt veç partnerit të saj Alban Skënderaj.

Ndërsa për realizimin e videoklipit ajo ka bashëkpunuar me Ajola Xoxën. Kjo këngë vjen e para pas një periudhe të gjatë larg skenës.

Miriami gjithashtu ka paralajmëruar se ky nuk do të jetë prodhimi i saj i fundit. Së shpejti pritet të sjellë një duet me Albanin. 

(Kosova Sot)